Partia Socialdemokrate (PSD), po e konsideron mëse të nevojshme që vendi të shkon në zgjedhje duke marr parasysh zhvillimet e fundit në skenën politike si dhe krizën ekonomike si pasojë e Covid-19.
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi në një prononcim për Ekonomia Online, po e sheh të domosdoshme që vendi të shkojë në zgjedhje.
Mirëpo, ajo shton se ende nuk janë të vendosur nëse PSD-ja do të marr pjesë në zgjedhje.
“PSD-ja mendon që vendi duhet të shkon në zgjedhje duke analizuar të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur deri më tani, pra qoftë kriza ekonomike dhe situata me të cilën që po përballemi dhe qoftë ngjarjet që pasuan pas zgjedhjeve dhe negociata me Serbinë, dhe një marrëveshje e cila nuk u arrit përfundimtare dhe humbëm një shans e cila do të ishte në të mirën tonë, dhe në këtë rast mendoj që ka ndërruar shumë situata politike prej zgjedhjeve dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje, mirëpo nuk kemi vendosur nëse do të marrim pjesë në zgjedhje sepse kjo varet edhe prej kohës në të cilën mbahen zgjedhjet dhe kjo i takon organeve të PSD-së që të vendosin. Si opinion fillestar nuk kemi menduar që do marrim pjesë në zgjedhje nëse ndodhin në këto pesë apo gjashtë muaj”.
Kuçi mes tjerash ka potencuar se nëse vendosin të marrin pjesë në zgjedhje atëherë do të garojnë të vetëm dhe nuk do të bëjnë koalicion parazgjedhor me asnjë subjekt politik.
“Tash është vendosur, jo zyrtarisht në organet e PSD-së, mirëpo ka një pajtueshmëri të të gjithëve që mos të bëjmë koalicion para zgjedhor me asnjë subjekt tjetër, dhe nëse shkojmë do të shkojmë të vetëm dhe kjo nuk ka asnjë diskutim tjetër”.
Çështjen e presidentit, Kuçi po e sheh si kalkulim të subjekteve politike si dhe interes të tyre. Nominimin e Ramush Haradinajt ajo po e cilëson si dëshirë të tij, por jo si mundësi reale dhe të merituar që kreu i AAK-së të bëhet president.
“Zgjedhja e presidentit nuk është një temë me të cilën jemi duke u marr shumë, si PSD më tepër është kalkulim i partive dhe është diskutim i interesave të tyre, nuk mendoj që do ta qojë vendin në zgjedhje kjo, më shumë nëse do të kishte diçka që do ta luhaste qeverinë është vota e deputetit i cili nuk ka pasur të drejtë të marr pjesë në seancë dhe ta votojë qeverinë, pra është vendimi i Gjykatës Kushtetuese që na qon një hap tutje dhe na konfirmon nëse qeveria ka legjitimitet të vazhdojë ose jo dhe pas atij hapi do të shohim nëse do të formohet një qeveri e re, sepse në mandatin e presidentit është që ti jap partisë më të madhe për të formuar qeverinë”.
“Ne nuk kemi të drejtë vote në kuvend, dhe në qoftë se do të ndodh diqka do ta vlerësojmë, mirëpo në këtë çështjen e presidentit nuk kemi bërë fare diskutime sepse po na duke e parëndësishme në këtë kohë, kështu që kjo dëshira e Haradinajt për tu bërë president duke si dëshirë e tij se sa si mundësi reale dhe e merituar për tu bërë president”
Kuçi ka komentuar edhe reagimin e kryetarit të VV-së, Albin Kurti lidhur me arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale. Ajo reagimin e Kurtit e ka cilësuar të vonshëm, të cilat vinë në bazë të kalkulimeve elektorale.
“Ne deklaratat e Kurtit i vlerësojmë si shumë të vonuara pasi që bëri dy javë ditë për të dhënë një deklaratë, pra u zhduk fare nga skena politike dhe hezitojë të mbante një qëndrim në kohën kur më së shumti duhej të bëhej mbrojta e luftës çlirimtare të Kosovës, dhe nuk mendoj që këto reagime që vinë në bazë të kalkulimeve elektorale apo çfarëdo qofshin ato, dhe pasi ta kesh analizuar reagimin e votuesve apo të qytetarëve nuk mendoj që janë të sinqerta por janë pjesë të agjendave politike”.