Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka njoftuar se deri më tani janë mbledhur 10 mijë nënshkrime të qytetarëve për peticionin për faljen e gjobave të pandemisë Covid-19.
Më tutje Molliqaj shkroi se qindra pejanë e kanë nënshkruar këtë peticion.
“Me qindra pejanë iu bashkangjitën nismës për të falur gjobat e pandemisë COVID-19 duke nënshkruar peticionin. Mbi 200.000 gjoba i janë faturuar qytetarëve. Zbatimi selektiv i ligjit është padrejtësi. Prandaj duhet korrigjuar. E këtë korrigjim do ta bëjë projektligji ynë me 10.000 nënshkrimet e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai.