Kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti, nënkryetari Visar Ymeri dhe Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Aida Dërguti, kanë takuar sot Andrew Page – Drejtor për Ballkanin Perëndimor, Susan Laffe – Shefe e Sektorit te Analisteve nga Foreign Office në Londër dhe Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.
Në takim u diskutua rreth aktualitetit politik, me fokus në çështjen e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. U shpalosën qëndrimet e PSD-së karshi këtij procesi dhe çështjeve të tjera. Dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe takimeve të tjera të kësaj natyre.