PSD: Konsensusi për dialogun me Serbinë i domosdoshëm

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 17:47 | Nga

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, bashkë me nënkryetarin Qëndron Kastrati dhe kryetarin e Grupit Parlamentar, Dardan Sejdiun kanë pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Në takim u diskutua për gjendjen politike në Republikën e Kosovës, të fokusuar mbi procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Duke falënderuar shtetin italian për kontributin e tij në shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate theksuan domosdoshmërinë për konsensus rreth dialogut. Me këtë rast u rishpreh qëndrimi i PSD-së, se bartës i procesit të dialogut me Serbinë duhet të jetë Kuvendi i Republikës së Kosovës, e jo Presidenti Thaçi dhe ekipi negociues i Qeverisë së Kosovës të cilët nuk kanë legjitimitet për të negociuar.

Drejtuesit e Partisë Socialdemokrate rishprehën nevojën për hartimin e Platformës Shtetërore të Dialogut dhe miratimin e saj përmes shumicës së kualifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si parakusht për themelimin e ekipit gjithëpërfshirës negociues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme