Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur konferencë për medie lidhur me Projektligjin për inspektime të propozuar nga Qeveria e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati ka kërkuar që të mos miratohet ky Projektligj ngase siç thotë ai po synohet të vendoset kontroll e mbikëqyrje.
Ai më tej ka kërkuar që Asociacioni i komunave nuk duhet që të lejojë që të ndërhyhet në kompetencat e tyre, duke shtuar se po synohet që të ndryjë edhe ministri Xhelal Sveçla.
“Ligji për Inspektim Qeveria ka për qëllim me centralizuar pushtetin. Me këtë ligj dëshiron me vendos një kontroll dhe mbikëqyrjeje”.
“Na i kërkojmë Asociacionit të komunave që mos me lejuar me ndërhy në kompetencat e tyre. Me Kartën Evropiane pushteti më i afërt me qytetarin duhet me pas kompetenca sa më shumë. Edhe ai administrativ e ka për qëllim që bizneset të kontrollohen nga ministri Xhelal Sveçla. E ftojmë Kuvendin mos ta votoj Ligjin, por edhe Qeveria të tërhiqet nga kjo çështje”.
Ndërsa Dren Kukaj, anëtar i kryesisë së PSD-së tha se, bazua në këtë projektligj inspektorati ngjason më shumë në polici, e jo organ administrativ, raporton EO.
Sipas tij, parashihet Projektligj parashikon krijimin e nëntë inspektorateve dhe një zyre kryeinspektorit.
“Projektligji për Inspektim administrativ nënkupto kontrollin e zbatimit dhe kërkesave ligjore. Aktualisht zyrtarët publik puna e tyre vlerësohet sipas eprorëve dhe në rast se ka dyshime për keqpërdorime zyrtare mund të ndiqet me ligj. Ky mekanizëm mund të shërbej si mekanizëm efikas për aparatin shtetërorë”.
“Inspektorët kanë të drejtë të kontrollojnë të gjitha dokumentet. Të fotografojnë persona dhe lokale. Ngjason më shumë në një lloj policie se sa inspektim administrativ. Kur organet e sistemit të drejtësisë konfiskojnë mallra kanë të drejtë të largojnë inspektuesit nga vendi i ngjarjes. Subjekti i inspektuar ka të drejtë të paraqesë ankesë nga ministri përgjegjës. Përveç të drejtës të shqiptojnë masa kanë të drejtë të shqiptojnë edhe gjoba”.
“Nuk është një ligj sikur të tjerat ky Projektligj parashikon krijimin e nëntë inspektorateve dhe një zyre kryeinspektorit. Në këtë drejtim të gjithë inspektoret do të jenë të detyruat t’i nënshtrohen një trajnimi të detyruar në të kundërtën do të jenë të shkarkuar”.