Pse befasohemi që ka kaq shumë dhunë në familje?

Prishtinë | 22 Pri 2024 | 12:19 | Nga Agron Demi

Befasohemi pse po ka kaq shumë dhunë në familje, por krejtë shkrihemi tu keshë kur në serialin “Amkademiku” të stupcave sa herë ‘Sabilja’ e qelë gojën, ‘Sahiti’ i hin shuplaka.

Njësoj shkrihemi tu keshë edhe me serialin ‘Egjeli’, ku në çdo episodë ‘Gjyla’ han dajak prej ‘Sheqes’ e neve na duket kjo humor.

E televizionet që të parat i hapin të pamet për viktimat, i transmetojnë këto seriale pa asnjë filter, e të njejtat televizione u japin hapësirë çdo natë dhunuesve e seksistëve.

Portalet janë të mbushura me fyerja e diskriminim ndaj grave, e lejojnë komentet më seksiste e të dhunshme në postimet e tyre.

Themi se vrasja e grave nuk është pjesë e traditës tonë, por mburremi me Kanunin i cili i trajton gratë si qenie inferiore.

Çuditemi pse shkollat nuk bëjnë ma shumë, por harrojmë që tekstet shkollore janë të mbushura me shembuj diskriminues e gjuhë seksiste, kurse në universitete ligjërojnë lirshëm ngacmuesit seksual e përdhunuesit.

Çuditemi pse policia nuk po ban ma shumë, por harrojmë që vetë policët janë shkaktarët më të mëdhenj të dhunës në familje.

Irritohemi pse Kuvendi nuk po ban ma shumë, por harrojmë që në Kuvend bllokohen ligje që do të avanconin të drejtat e grave në familje e shoqëri.

Askujt në institucione nuk guxon as me i shku ndërmend me arrestu e denu ndonjë hoxhallarë që i ligjëron xhematit dhunën ndaj grave e cyber-hoxhallarët haptas mbështesin dhunën ndaj grave në Youtube, Tiktok, Instagram…

E institucionet mjaftohen me shpallë një ditë zie, dhe po atë ditë me dalë jashtë Kosovës me ba fushata partiake.

Të ngjashme