Fare e thjeshtë. Para askujt tjetër, Kurti nuk shihet inferior si ndaj Ramës. Edhe si diskurs politik, edhe si rrugëtim politik, edhe si qëndrim e paraqitje publike, e edhe në shumë drejtime të tjera.
Kurti asnjëherë nuk i përgjigjet “sulmeve” të Ramës ballë për ballë, kurse edhe nga distanca i replikon me kujdes.
Militantët e ndjejnë këtë. Para Ramës, lideri i tyre suprem s’është madhështor dhe i plotfuqishëm. S’duket si Babë, por thjesht si një vëlla i vogël, shumë më i ri se vëllëzërit e tij më të mëdhënj.