Pse ju del gjak nga hundët?

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 21:26 | Nga

Si te njerëzit dhe kafshët, funksioni primar i hundës është ajo e instinktit. Kjo është arsyeja pse nga pikëpamja psikosomatike hunda është organi i intuitës, aftësia për të zgjedhur atë që është e mirë për ne, pa marrë parasysh atë që mund të sugjerojë racionaliteti. Përmes hundës, gjithashtu, hyjmë në komunikim me mjedisin rrethues, pasi frymëmarrja është shkëmbim i informacionit midis nesh dhe mjedisit jashtë.

Ndër çrregullimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në këtë organ, gjakderdhja është ndoshta ajo që krijon më shumë panik: epistaksi është termi shkencor që përdoret në mjekësi për të përshkruar humbjen e gjakut nga hunda, e cila mund të jetë nga një ose dy vrimat. Në fakt, kjo është një dukuri mjaft e zakonshme dhe në shumicën e rasteve nuk duhet të shkaktojë shqetësim.

Njerëzit që kanë më më shpesh fluks gjaku nga hunda janë fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me presionin e lartë të gjakut, defekte të lindura të koagulimit apo në medikamente me antikoagulant (duke përfshirë edhe aspirinën).

PSE HUMBNI GJAK NGA HUNDËT?

Shkaqet e epistaksit mund të jenë më të ndryshme, duke qenë se mukoza e hundës është e pasur në kapilarë të gjakut, të cilët janë shumë të brishtë dhe për këtë arsye shkaktohet gjakderdhje lehtësisht.

Këtu janë disa arsye:

  • Mikrotrauma, goditje
  • Ndryshime të papritura të temperaturës
  • Një goditje në hundë ose në kokë
  • Prania e polipsit

KUR GJAKDERDHJA NGA HUNDA DUHET TË JETË NJË SHQETËSIM?

Ka raste në të cilat gjakderdhje nga hunda rrjedh nga enët më të thella dhe mund të zgjasë për disa minuta. Hemoragjia në përputhje me shkaqet e sëmundjes (presioni i lartë të gjakut, hemofilia) përfshin defekte të koagulimit, mund të shkaktojë pasoja që variojnë nga anemia në probleme shumë më serioze, dhe mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet menjëherë.

FAKTORËT EMOCIONALË PAS EPISTAKSIT

Gjaku është energjia e jetës që rrjedh lirshëm në të gjithë trupin dhe mund të tregojë hapur emocionet.

Këtu janë disa arsye:

  • Humbja e një të dashuri
  • Ndjenjë faji
  • Refuzimi ose ndjenja e braktisjes
  • Nevoja për njohje dhe dashuri
  • Ndjenja që nuk vihet re, nuk njihet
  • Mungesa e dëshirës për jetën
  • Një trishtim i thellë lidhur me sferën e seksualitetit

Të ngjashme