Pse kjo nguti për Byronë, para arsimit, para shëndetësisë…

Prishtinë | 15 Kor 2022 | 21:15 | Nga Teutë Rrusta

Lidhur me Byron për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme:

Argumenti kryesor pro po na përsëritet me frazës “kush është i pafajshëm s’ka pse frikësohet”.

Këtu janë së pak dy probleme:

  • Po kërkohet besim i verbër në Qeveri. Por edhe nëse kjo qëndron si argument, qeveritë ndërrojnë.

Por tutje, kjo po bëhet bash për këtë pushtet, se përndryshe pse kjo nguti? Para arsimit, para shendetësisë, para mirëqenies na doli Byroja!!

  • Shpallja i pafajshëm, pasi të kesh bërë me gisht kah dikush është dëmkë që nuk largohet. Dyshimi mbetet. Tamam sistem i lakimit të emrit. Kur merr udhë thashethemi, jemi duke riprodhu atë. Kush lodhet pastaj për faktin.

Nuk ka diçka që i liron vend arbitraritetit dhe përndjekjes më shumë sesa që është Byroja.

Ps.

A i kujtohen dikuj çka ka ndodhur me ata doganjerët që u arrestuan për ryshfet? – normal që jo. Disa janë liruar, disa mbahen ende.

Kush pyet për ta?

Të ngjashme