Do t’iu ketë ndodhur të gjithëve të keni parë të paktën një herë në një film apo në dasmën e miqve apo të njohurve hedhjen tradicionale të buqetës së luleve nga ana e nuses, por a keni menduar ndonjëherë mbi origjinën dhe kuptimin e vërtetë të këtij gjesti?
Zakoni i hedhjes së buqetës me lule daton në fakt që në shekullin e XIV: asokohe në vend të buqetës me lule hidhej një copë nga fustani i nuses, por më pas me kalimin e kohës u zgjodh të përdoreshin lulet, për të mos prishur kujtimin e një fustani të tillë të bukur dhe të rëndësishëm në jetën e një gruaje.
Siç e dimë, në ditët e sotme është e zakonshme të besohet se një nga shoqërueset e nuses që arrin arrin të kapë buqetën do të martohet edhe ajo brenda një viti. Ky besim e ka origjinën në Turqi. Në vitet 1600 në oborrin e sulltanëve në Stamboll, përgatiteshin tufa me lule portokalli që kishin kuptimin e “kërkesës së martesës”, dhe kush e kapte kishte shanse më të mëdha për t’u martuar.