Pse Kurti është i interesuar ta zgjerojë koalicionin qeverisës

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 22:20 | Nga Arta Avdiu

Zgjerimi i koalicionit qeverises nenkupton qe Kosova po futet ne nje proces te veshtire, me kompromise te dhimbshme per vendin.

Sikur te ishte marreveshje e mire per Kosoven dhe sikur kompromiset e demshme te ishin pjese e se kaluares, Kurti do ta bente vete marreveshjen.

Kurti nuk eshte karakter me prirje per t’i ndare meritat jo vetem me rivalet, por as me bashkepartiaket e tij.

Nderkohe, rrugetimi i tij politik tregon qe me kundershtaret ai mund ta ndaje vetem fajin, ose thene me mire t’ua le fajin per gjithcka.

Nje koalicion i zgjeruar do t’ia mundesonte Kurtit te thoshte se “nuk e bera veç une kete marreveshje. Ky kompromis eshte rezultat i qeverisjeve te kaluara dhe bashkerisht me partneret e koalicionit e beme kete marreveshje”.

Andaj partite opozitare duhet te mendohen mire para se te marrin ndonje vendim per t’iu bashkuar qeverise.

Të ngjashme