Pesë mbëdhjetë ditë që kur është votuar Qeveria e re në Kuvendin e Kosovës , partia e cila është në pushtet me Lëvizjen vetëvendosje, LDK ende nuk ka emëruar asnjë zëvëndës ministër në qeverinë Kurti.
Besian Mustafa, ka thënë se shumë shpejt Lidhja Demokratike e Kosovës do të dal me emrat e propozuar e të nominuar për postet e zëvëndës minsitrave.
“Besoj shumë shpejtë kryetari Isa Mustafa dhe Kryesia do të vendosin për emrat”, ka thënë Mustafa shkruan Gazeta Blic.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye se përse emrat e zëvëndësministrave nga LDK janë “vonuar”.
Lidhja Demokratike të Kosovës në qendër nga degët e këtij subjekti në nivel Kosove, janë propozuar e dërguar emra për këto pozita.
Sipas këtyre burimeve është një numër i madh i emrave që janë propozuar nga degët e LDK-së për zëvëndësministra në Qeverinë Kurti.
“Nuk e di për këtë nuk kam asnjë informacion, shpejt do të jenë emrat e LDK për këto pozita”, ka thënë Mustafa.
Por njësoj nuk ka vepruar kryetari i Lëvizjes Vetëvbndosje, Albin Kurti që është kryeministër i vendit.
Ai deri më tash ka emëruar katër zëvëndës ministra në dikastere të ndryshme minsitrore.
Jusuf Thaqi është emëruar zv/ministër MASHT, përderisa Avni Zogiani zv/ministër i Infrastrukturës.
Imri Demelezi, zv/ministër i Bujqësisë dhe Taulant Kryeziu mban pozitën e zëvëndës ministrit për integrime evropiane.
Sipas marrëveshjes qeverisëse , Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga LVV dhe LDK kanë 15 ministri, dy zëvendëkryeministra dhe rreth 33 zëvendësministra.
Por Albin Kurti kryeministër i Kosovës nuk e ka përjashtuar mundësinë që numri i zëvëndës minsitrave të shkoj deri në 35.