Pse nuk duhet të qëndroni këmbë mbi këmbë?!

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 19:30 | Nga

Nëse qëndrojmë ulur me këmbët e kryqëzuara për më shumë se tri orë në ditë, mund të rezultojë në shtrembërim të shpinës, dhimbje qafe dhe parehati të ijeve tona.

Ne jemi mësuar të të qëndrojmë këmbë mbi këmbë pa menduar, por jo shumë prej nesh e dinë se ajo mund të ketë disa pasoja të rënda për shëndetin dhe organet tona.

Vendosja e këmbës mbi këmbë është e zakonshme për shumë njerëz kur ulen dhe një zakon që vështirë se ndryshohet, sidomos për femrat.

Por tani studimet tregojnë se qëndrimi në një pozicion të tillë për orë të tëra mund të çojë në një gjendje tjetër që quhet Paraliza Peroneale Nervore ose paralizë.

Në vitin 2010, studime të ndryshme treguan se kur ju rrini ulur për një kohë të gjatë me këmbë të kryqëzuara, presioni i gjakut në trupin tuaj, rritet.

Ky pozicion gjithashtu dërgon gjakun nga këmbët tek gjoksi, duke konkluduar kështu me rritjen e presionit të gjakut.

Një studim tjetër ka treguar se nëse qëndrojmë ulur me këmbët e kryqëzuara për më shumë se tri orë në ditë, mund të rezultojë në shtrembërim të shpinës, dhimbje qafe dhe parehati të ijeve tona, shkruan “BrightSide”.

Veç këtyre, qëndrimi ulur me këmbët e kryqëzuara mund t’i shkaktoj edhe ‘venat e merimangës’.

Kryqëzimi i këmbëve në gju është një stil i zakonshëm që shumë njerëz e kanë adoptuar, kur ulen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme