Edhe dy vendvotime kanë mbetur për t’u numëruar deri në rezultatet finale të zgjedhjeve të mbajtura të dielën në Kosovë.
Janë edhe më shumë se 1 mijë e 640 vota të rregullta të cilat priten t’i nënshtrohen procesit të votimit.
Një në Mitrovicën e Jugut e cila i ka 326 vota, si dhe dy në qytetin e Prizrenit, në vendvotimet 2063A/01D me 426 vota si dhe në vendvotimin 2042A/28R me 893 vota.
Gazeta Express, ka kontaktuar me zyrtarë të KQZ-së, lidhur me këtë çështje, mirëpo sipas tyre, është Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ajo e cila do të jap detaje më shumë lidhur me këto vendvotime.
E ndërkohë në ueb faqen e KQZ-së tashmë janë të përfunduara, 99.88 për qind të votave.
Më pak se një për qind të votave të pa numëruara që të rrumbullakohet procesi dhe rezultati përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 11 qershor. Megjithatë, shpallja e rezultatit, pritet të marrë edhe tri javë kohë, për shkak të procedurave të ankimimit.
Në bazë të rezultatit preliminar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma, ka fituar 34 për qind të votave, pasuar Lëvizja Vetëvendosje me 27 për qind, kurse në vendin e tretë është koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me 25.7 për qind të votave. Nga komunitetet pakicë, Lista Serbe ka fituar mbi 5 për qind të votave