Kanë kaluar 12 vite nga vdekja e Steve Jobs, themeluesit të Apple dhe “babait” të iPhone. Ai vuante nga kanceri i pankreasit, që nuk shërohet kurrë.
Jobs tani ishte i martuar me Laurene dhe bashkë me të kishte tre fëmijë: Reed Paul, Eve dhe Erin Sienna. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk mori pjesë nga pasuria e madhe e sipërmarrësit.
Vetëm dy persona morën pasurinë e Steve Jobs, gruaja Laurene dhe Lisa Brennan. Brennan ishte vajza e tij e parë, rezultat i një lidhjeje të mëparshme, por ai nuk e njohu deri pas shumë vitesh. Për të “kompensuar” faktin që nuk e njohu, ai i la një trashëgimi të majme.
Sipas Laurene, në një intervistë me “New York Times”, trashëgimia që iu la ka shkuar për kauza bamirëse përmes Fondacionit Waverley Street dhe Emerson Collective.
Për më tepër, një tjetër nga arsyet pse tre fëmijët e Steve Jobs nuk morën trashëgimi ishte se të tre janë profesionistë të suksesshëm në fushën e tyre dhe nuk kishin nevojë për ato para.