Nga kryeministria, Edi Rama e ka filluar fjalën e tij me një ndjesë për mësuesit në vend. Në pritjen e sotme me mësues në ditën e tyre dhe pas ndarjes së çmimeve për mësues të dalluar në detyrën që bëjnë, Kryeministri Rama u është drejtuar me një ndjesë mësuesve duke u shprehur se raca e politikanëve që zhvillojnë Kuvend të enjteve nuk i ndihmon ata në kryerjen e misionit të tyre thelbësor.
“Ju kërkoj ndjesë të gjithave ju, mësuesve të vendit, ndjesë të thellë dhe të vërtetë për faktin që unë dhe raca ime e politikanëve sidomos e atyre që çdo të enjte zhvillojnë mësim në Kuvend, nuk ju ndihmojmë aspak në kryerjen e misionit tuaj thelbësor që është jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur por të edukoni qytetarë të mirë. Jo vetëm nuk ju ndihmojmë, por akoma më keq, ju pengojmë çdo të enjte rregullisht, në kryerjen e misionit tuaj”.
“Edhe ditët e tjera patjetër, por sidomos të enjten, shfaqja e të enjtes rrëzon të gjitha fjalët që mund të themi gjatë javës në raport me virtytet, dhuntitë e mira. Unë kam mundësinë e madhe që në ditët e tjera të javës përveç të enjtes të lajë me sa më shumë punë e kontribut në mbështetjen tuaj dhe të gjithë të tjerave mëkatet e të enjtes. Në raport me ju kemi shumë për të bërë”, tha Rama.