PSG – Bayern hyn në histori, gjysmëfinalja me më shumë gola në Champions

Prishtinë | 29 Pri 2026 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja spektakolare mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich (5-4) tashmë ka hyrë në histori si një nga përballjet më të jashtëzakonshme në Champions League.

Sfida e zhvilluar në Paris nuk ishte vetëm emocionuese, por edhe rekordmene: sipas të dhënave të Opta-s, kjo ishte gjysmëfinalja me më shumë gola të shënuar ndonjëherë, si në një ndeshje të vetme ashtu edhe në pjesën e parë, përcjell “Gazeta Express”.

Plot 9 gola në total dhe 5 vetëm në pjesën e parë e bëjnë këtë përballje unike në historinë e kompeticionit më të madh evropian për klube.

Një ndeshje e çmendur, plot ritëm, raste dhe spektakël, që pritet të mbahet mend gjatë si një nga gjysmëfinalet më të bukura në histori të Championsit.

Të ngjashme