PSG humb durimin, mund të shkëpusë kontratën me Sergio Ramos

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain po mendon të ndërprenë bashkëpunimin me Sergio Ramos.

Sipas të përditshmes franceze “Le Parisien”, skuadra kryeqytetase duket se ka humbur durimin për debutimin e mbrojtësit spanjoll.

Qendërmbrojtësi ende nuk ka debutuar me PSG, për shkak të një lëndimi që po e lë jashtë fushave qe një kohë të gjatë.

Skuadra parisiene mund të shikojë një mundësi që të ndërprenë kontratën me Ramosin.

35 vjeçari iu bashkua francezëve në këtë vit si futbollistë i lirë, pasi i skadoi kontrata me Los Blancos.

Lëndimi që e kishte pësuar për gjatë kohës sa ishte pjesë e Real Madridit ka bërë që mbrojtësi spanjoll të mungojë deri tani dhe PSG janë duke menduar për ta sqaruar statusin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme