Kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini ka arritur marrëveshje me skuadrën e Evertonit për transferimin e mesfushorit senegalez Idrissa Gueye, ka raportuar të mërkurën “Le Parisien”.
Bëhet e ditur se PSG-ja, do të paguajë 32 milionë euro dëmshpërblim për Gueyen, i cili gjatë kësaj jave do t’i kryejë kontrollimet mjekësore dhe do të prezantohet, transmeton Koha Ditore.
Gueye 29-vjeçar, me ekipin francez do të firmos kontratë katërvjeçare. Edicionin e shkuar, Gueye pati 33 paraqitje në Premier League kurse te Evertoni ishte transferuar në vitin 2016. Ai ka edhe 63 ndeshje me Përfaqësuesen e Senegalit.