Duket se parizienët janë gati për një “çmenduri” të rradhës në merkato.
Sipas mediave angleze, flitet se PSG është gati për një ofertë marramendëse për Sergej Milinkoviç-Saviç i cili kërkohet gjithashtu nga Manchester United.
Sipas mediave angleze dhe italiane mesfushorin serb kishte si destinacion United për shkak të Mourinho-s dhe të menaxherit të tyre të përbashkët Jorge Mendes.
“Corriere dello Sport” raporton se Milinkovic-Savicin do të firmosë me francezët në një marrëveshje që kap vlerën e 150 milionë funteve.
22-vjeçari ka dalë si një nga mesfushorët më premtues të rinj në Evropë dhe loja e tij imponuese dhe fizike gjatë gjithë këtij sezoni, shtuar këtu dhe golat, kanë vendosur në presion italianët e Lazio që me shumë mundësi do humbin shërbimet e serbit, pasi për mesfushorin interesohen ekipe si Barcelona, Real Madrid, Juventus dhe Manchester City, pa harruar dhe PSG-në e Manchester United që janë në krye për të firmosur me 22 vjeçarin.