PSG kërkon 222 milionë e më shumë për Neymar

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain do t’i kërkojë 222 milionë euro  e më shumë nga Barcelona apo cilido klub tjetër që e do Neymar-in.

Mediumi spanjoll AS kishte raportuar të martën që kataluansit kishin bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh plus Philippe Coutinho-n dhe Ousmane Dembele-në në drejtim të PSG-së.

Mirëpo, sipas burimeve të afërta me këto negociata, kampioni i Francës nuk është i interesuar ta lë të shkojë brazilianin nëse merr një ofertë nën 222 milionë euro.

Kjo shumë është pikërisht shifra me të cilën PSG e kishte marrë atë në radhët e veta nga Barcelona më 2017, duke e thyer rekordin për transferin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.

Të ngjashme