PSG rikthen dy titullarë për ‘finalen’ ndaj Borussia Dortmundit

Prishtinë | 07 Dhj 2023 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Lajme të mira për PSG-në para ndeshjes që do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme (13 dhjetor) në “finalen” me Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve.

Sfidë tepër e rëndësishme për skuadrën e Luis Enriques, që duhet të marrë pikë në “Signal Iduna Park” për të vijuar rrugëtimin në garën më të fortë në Evropë.

Trajneri spanjoll do të ketë të gatshëm dyshen Marquinhos dhe Zaire-Emery.
Ky i fundit i ka befasuar të gjithë, pasi mendohej se e kishte mbyllur vitin 2023.

17-vjeçari, një ndër më të mirët në këtë sezon te PSG pavarësisht moshës së re, pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen Francë-Gjibraltar (14-0), ku gjeti edhe golin.

Zaire-Emery është rikuperuar dhe pritet të zbresë në fushë për duelin e rëndësishëm përballë Borussia Dortmund.

Sigurisht që Luis Enriquen e gëzon edhe rikthimi i kapitenit Marquinhos, i cili do të forcojë prapavijën e skuadrës kryeqytetase.

Të ngjashme