Paris Saint-Germain është duke tentuar që të transferojë Eduardo Camavingan nga rivali në ligë, Lille.
Mesfushori francez është duke shkëlqyer në këto dy sezonet e fundit, andaj shumë skuadra evropiane janë vënë pas tij.
Real Madridi ka kohë që po synon të transferojë Camavingan, mirëpo deri më tani nuk ka bërë ofertën bindëse për Lillen.
Kështu, PSG dëshiron të përfitojë nga kjo mundësi dhe të transferojë mesfushorin qysh në këtë afat kalimtar veror.
Klubi nga Ligue 1 dështoi edhe në këtë vit që të fitonte Ligën e Kampionëve, e që në edicionin e ri do të shpresojnë që të realizojnë qëllimin e tyre me disa prurje të reja.