Klan Kosova ka publikuar pamjen nga Qendra e Paraburgimit në Prizren ku ka vdekur në rrethana ende të paqarta aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Në këtë video shihen të burgosurit e parë që e kanë gjetur Astrit Deharin në qelinë e tij në burg.
Në video shihet edhe kur në qelinë e Deharit futet një person nga personeli shëndetësor.
Dehari vdiq me pesë nëntor të shtunën e kaluar.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=143&v=_yehX04iG5M