Publikohen oraret e provimit pranues në Universitetin e Prishtinës

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 18:28 | Nga

Maturantët e rinj të Kosovës, ditën e hënë e kanë pasur kohën e fundit për aplikim në Universitetin e Prishtinës.

Meqenëse barra e testit të maturës e aplikimi kanë përfunduar, sfidë më e madhe i pret studentët e ardhshëm të UP-së.

Oraret kur do t’iu nënshtrohen provimeve pranuese tashmë është bërë publik në webfaqen e UP-së.

Fakulteti Filologjik ka publikuar listat e kandidatëve nëpër salla dhe oraret, Gjuhë Shqipe, Letërsi Shqipe, Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Gjuhë dhe Letërsi Frenge, Orientalistikë, Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, Gjuhë dhe letërsi Turke, Gazetari.

Fakulteti i Bujqësisë, Ekonomia e Bujqësisë, Mjekësi Veterinare, Prodhimtari bimore, Menaxhimi i biznesit në zootekni, Teknologji ushqimore dhe bioteknologji.

Edhe fakulteti i Edukimit, me programet Fillor, Parashkollor dhe Pedagogji e përgjithshme. Fakulteti Juridik, të rregullt , me Korrespodencë.

Fakulteti i i Shkencave Matematike-Natyrore, përmes ueb faqes së saj ka njoftuar se lista e kandidatëve nëpër salla do të publikohet sot pas orës 16:00.

Provimet pranuese në 13 Fakultete të Universitetit të Prishtinës do të mbahen më 19 dhe 20 korrik, ndërsa shpallja e rezultateve pritet të bëhet nga 22 deri 28 korrik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme