Publikohen pamjet: Hamasi thotë se ka kidnapuar disa ushtarë izraelitë

Prishtinë | 07 Tet 2023 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Hamasi ka thënë se ka kidnapuar ushtarë izraelitë pranë kufirit të Gazës gjatë sulmit të sotëm, transmeton Gazeta Metro.

Në disa pamje të publikuara më herët, të paktën tre burra të veshur me rroba civile u panë të mbajtur nën kërcënimin e armëve.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një adresimi televiziv më 7 tetor tha se Izraeli është “në luftë”, pas sulmit masiv që militantët e Hamasit nisën më herët gjatë ditës.

“Ne jemi në luftë”, tha Netanyahu. “Nuk është ‘operacion’, por luftë”.

Të ngjashme