Publikohen rezultatet e para të referendumit në Maqedoni, pjesëmarrje e ulët

Shkup | 30 Sht 2018 | 22:09 | Nga Ekonomia Online

Pas numërimit të rreth 70% të votave, autoritetet në Maqedoni kanë bërë me dije se rreth 91% e votuesve kanë votuar pro pasi janë pyetur nëse janë për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin.

Ndërkohë, 5% janë shprehur kundër kësaj marrëveshjeje.

Kryeministri Zoran Zaev e ka quajtur referendumin e sotëm si të suksesshëm edhe pse pjesëmarrja nuk ka qenë e kënaqshme.

Kryeministri deklaroi se ai respekton vullnetin e qytetarëve dhe se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus, vendin e presin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Të ngjashme