Publikohet lista e të ftuarve të Kosovës U21 për ndeshjen ndaj Anglisë

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Kosova U21 në futboll ka publikuar listën e të ftuarve për sfidën ndaj Anglisë U21.

Kosova e pret Anglinë më 4 shtator në “Fadil Vokrri”.

“Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Anglisë U21, e cila zhvillohet më 4 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri””, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Grumbullimi i Kosovës U21 fillon të dielën (më 30 gusht), derisa stërvitjet do të mbahen çdo ditë nga ora 17:30 në stadiumin e KF Feronikeli.

Ndërkaq, stërvitja e fundit më 3 shtator do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 17:30.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet në Evropian për këtë grupmoshë.

Image

Të ngjashme