Publikohet orari i Kosovës për ndeshjet parakualifikuese të Eurobasket 2025

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Pas hedhjes së shortit për Rrethin e Tretë Parakualifikues për FIBA EuroBasket 2025 është publikuar edhe orari.

Dardanët ndodhen në Grupin H, së bashku me Zvicrën dhe Danimarkën.

Kosova ndeshjen e parë do ta ketë në shtëpi ndaj Zvicrës më 19 korrik.

Më pas Dardanët janë mysafirë të Danimarkës dhe Zvicrës, sfida që do të zhvillohen më 26, përkatësisht 29 korrik.

Ndeshja e fundit do të jetë në shtëpi kundër Danimarkës më 5 gusht.

Vetëm lideri i grupit kualifikohet në Rrethin e Dytë Parakualifikues.

Orari
19 korrik: Kosova-Zvicra

22 korrik: Zvicra-Danimarka

26 korrik: Danimarka-Kosova

29 korrik: Zvicra-Kosova

2 gusht: Danimarka-Zvicra

5 gusht: Kosova-Danimarka

Të ngjashme