Publikohet orari i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Është caktuar orari i ndeshjeve të para gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet, të martën, më 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, derisa ndeshja tjetër ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, do të zhvillohet, të mërkurën, më 3 qershor, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndeshjet e kthimit janë paraparë të zhvillohen më 17 qershor.

Orari i ndeshjeve:

E martë, 2 qershor

18:00 Prishtina-Drenica

E mërkurë, 3 qershor

16:00 Ballkani – Feronikeli

Të ngjashme