Në zyrat e EFJ, partnerit të AGK-së në Bruksel, UNESCO ka publikuar të mërkurën një libër jashtëzakonisht interesant. Libri titullohet “Terrorizmi në Media – Doracak për gazetarë”.
Autor i librit është gazetari dhe aktivisti për lirinë e medieve dhe të drejtave të njeriut Jean-Paul Marthoz. Drejtori për Liri të Shprehjes dhe Zhvillim të Medieve në UNESCO, Guy Berger, ka prezantuar doracakun së bashku me autorin.
Publikimi vë në pah disa pyetje të rëndësishme nëpër të cilat mund të kalojë një gazetar që raporton për terrorizmin.
Çfarë duhet të bëjmë në një situatë të pengmarrjes ? A duhet që gazetarët t’i ndihmojnë viktimat ? A duhet që gazetarët të përmbahen nga raportimi i të dhënave pas kërkesës së autoriteteve ?
Doracaku ofron këshilla kyçe si dhe reflektime për gazetarët që gjenden në situata të raportimit për sulme terroriste. Po ashtu eksploron sfida të ndryshme profesionale, dilema etike si dhe ngritë pyetje themelore sa i përket trajtimit të tyre në shoqëri.
Këtu gjeni pesë rregullat bazike të theksuara në kapitullin III.
1. Respektoje dinjitetin dhe të drejtat e viktimës. Pyeti ata para intervistimit dhe prezantoj me humanizëm.
2. Përdori termet adekuate. Prioritet duhet të jetë në përshkrimin e një veprimi e jo në ‘kualifikimin’ e tij. Shmange mundësinë e të qenurit vetëm lajmëtar i interpretimeve.
3. Përdorni shifra me kujdes. Sigurohuni që ju e dini prejardhjen e tyre, periudhën si dhe kush, pse dhe kur i ka shpërndarë ato?!
4. Publiko fotografi që i shërbejnë interesit të opinionit publik. Sfida është zakonisht etike dhe zgjidhja gjithmonë do të varijoj nga lloji i medies. Por keni në mendje së paku këto tri këshilla: sigurohuni që ju nuk jeni mjet i propagandës; njoftoni shikuesit se përmbajtja e videos mund të jetë potencialisht shokuese; rregullojeni në mënyrë strikte përdorimin e fotografive të qytetarëve.
5. Kujdes nga thashethemet dhe gjuha e urrejtjes. Krijo një grup monitorimi me qëllim të diskonstruktimit të tyre.
“Ne e mirëpresim publikimin e këtij doracaku i cili mendojmë se është një mjet fantastik për të përmirësuar aftësitë e gazetarëve në kontekst të kësaj çështje shumë sensitive”, ka deklaruar Ricardo Gutiérrez, Sekretar Gjeneral i European Federation of Jorunalists – EFJ.