Pula mori pjesë në takimin për hartimin e Strategjisë Kombëtare kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore 2027–2031

Prishtinë | 08 Kor 2026 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Koordinatorja për rastet e dhunës në familje nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh anëtare e Grupit Koordinues Ndërministror kundër Dhunës në Familje, znj. Laura Pula, mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, në të cilin u diskutuan çështje që lidhen me trajtimin e rasteve të dhunës në familje, dhunës ndaj grave, si dhe nevoja për një qasje të koordinuar ndërmjet institucioneve të drejtësisë.

“Në këtë takim u theksua rëndësia e procesit të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore 2027–2031, e cila synon të avancojë koordinimin ndërinstitucional, të forcojë shtyllën e ndjekjes penale dhe gjyqësore, si dhe të sigurojë zbatimin e plotë të standardeve të Konventës së Stambollit”, thuhet në njoftimin e Sistemit Prokurorial.

Në takim morën pjesë edhe koordinatorët nga radhët e prokurorëve të prokurorive themelore, si dhe prokurorë që merren ekskluzivisht me trajtimin e këtyre rasteve, të cilët vazhdojnë me përkushtim dhe urgjencë t’i trajtojnë të gjitha rastet që ndërlidhen me veprat penale kundër dhunës në familje.

Të ngjashme