Puna e Qeverisë Kurti II – Analistët vlerësojnë cilët ministra duhet të japin dorëheqje për mungesë rezultatesh, veçojnë dy-tre më të mirë

Prishtinë | 15 Tet 2022 | 07:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Puna e ministrave të Qeverisë Kurti II po konsiderohet pa rezultate nga njohësit politik. Ata po konsiderojnë se shumica e ministrave duhet të japin dorëheqje si pasojë e mosdhënies së rezultateve në punë.

Njohësi i rrethanave politike, Fidan Ujkani, në një bisedë për Ekonomia Online përmendi ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe atë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të cilat sipas tij duhet të dorëhiqen menjëherë.

Edhe pse thotë se edhe shumë të tjerë e meritojnë një gjë të tillë, sepse puna e tyre ka qenë minimale.

“Nuk kemi parë rezultate deri më tani, kemi dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë që është dashur të ndodh më herët. Zotri Latifi nuk është i vetmi që duhet të largohet nga qeveria aty ka edhe ministra të tjerë të cilët nuk kane dhënë rezultate dhe mendojë që duhet të largohet edhe Zonja Rizvanolli, Donika Gërvalla dhe disa ministra të tjerë sepse puna e tyre ka qenë minimale dhe rezultatet e tyre kanë qenë minmale. Kurti duhet ta bëjë një riformim të qeverisë dhe ti liroj nga detyra një pjesë të ministrave që nuk kanë dhënë rezultate dhe ti zëvendësoj më profesionalist te fushave” tha Ujkani.

Ai e veçoi ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, për një dinamikë dhe aktivitet që, sipas tij, e dallon nga ministrat e tjerë.

“Unë vlerësimin e punës e përkthej në rezultate kështu që nuk kemi parë rezultatet. Nëse flasim për Ministrin e Infrastrukturës nuk kemi asnjë ndërtim të rrugëve, Ministria e Punëve të Brendshme, policia e Kosovës fatkeqësisht nuk ka as uniformë, shëndetësinë e kemi në gjendje të mjerueshme, Ministria  e Punëve të Jashtme nuk kemi njohje, nuk kemi anëtarësim në organizata ndërkombëtare. E kisha bërë një dallim të vogël më shumë nga pamja e jashtme të Ministrisë së Mbrojtjes, duket një dinamikë edhe duket një aktivitet që e kisha veçuar nga ministritë e tjera”, tha ai.

Kurse Arbënor Sadiku përmendi disa prej ministrave që sipas tij, kanë një profesionalizëm dhe janë munduar të punojnë diçka. 

“Një prej ministrave që realisht është mundu diçka të punojë dhe që ka një profesionalizëm është Hajrullah Çeku që është Ministri i Kulturës, kurse për ministra të tjerë gjithë lejnë për të dëshiruar. Nga ministritë më të vogla është ministri i Zhvillimit Rajonal Damka po ashtu edhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë realizuar planin e tyre në masën më të mirë, duke u bazuar edhe te zotëri Çeku”.

Ai shtoi se është shqetësuese për vendin që buxheti prej 700 milionë eurove të mos shpenzohet dhe se sipas tij, kështu po dëmtohet ekonomia e vendit.

“Kjo është tepër shqetësuese për Kosovën sepse të pasurit një buxhet prej 700 milionëve të ruajtur nëpër banka dhe mos ta qitësh ne punë, kjo pastaj përveç që është dëmtuese për ekonominë. Qeverisja Kurti e cila tashmë i ka bërë dy vite, po vazhdon me kriza të ndryshme, qofte politike, energjetike dhe ajo më e madhja është ajo ekonomike”, tha ai.

Sadiku shtoi ministret Arbërie Nagavci dhe Donika Gërvalla duhet të  japin dorëheqje nga pozitat e tyre për mosangazhim, raporton EO.

“Zonja Arbërie Nagavci nuk shquhet për ndonjë rezultat, pastaj zonja Donika Gërvalla e cila më tepër është marr me çështje personale sesa që është marr me lobimin e Kosovës për të fituar një njohje të re. Këta do të ishin kryesisht ata ministra që do të duhet të ndiqnin zotin Rifat Latifi që të japin dorëheqje nga pozitat e tyre për mospunën që e kanë bërë”, tha Sadiku.

Të ngjashme