Pandemia në Kosovë si të gjitha institucionet ka prekur edhe Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA).
Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm në një intervistë për Ekonomia Online, tha kanë qenë të sfiduar për shkak të situatës me pandeminë.
Sipas tij, sa i përket auditimit për vitin 2019 nuk kanë pasur ndonjë vështirësi, pas kjo është bërë para rasteve të para me Coronavirus në Kosovë.
“Duhet të sqarojë se sa i përket rezultateve të auditimit nuk ka pasur ndikim të pandemisë sepse po flasim për vitin 2019, ndërsa Kosova rastet e para i ka pasur pas kësaj. Nëse flasim për zbatimin e auditimit, si institucion për neve ka qenë shumë sfiduese për shkak të natyrës së punës që bëjmë”.
“Puna jonë kërkon që të kemi kontakte të vazhdueshme me institucionet e audituara, me njerëz në terën dhe vet masat anti-Covid kanë bërë që këto kontakte të jenë minimale”.
Ai ka bërë të ditur se 20 punëtorë të këtij institucioni kanë qenë të prekur me Coronavirus, përkundër masave që janë marrë.
Sipas Osmanit, shumë auditorë kanë sakrifikuar shëndetin duke punuar edhe nga shtëpia dhe falë angazhimit të tyre është janë përmbyllur raportet e auditimit.
Edhe pse ai po e konsideron këtë vit si sfidues për shkak të punë nga distanca të një pjese të stafit, raporton EO.
“Fatkeqësisht ne kemi 20 raste pozitive të konfirmuara përkundër masave që kemi marrë, kemi pasur të grupmoshave të caktuara që është dashur të punojnë nga distanca dhe ka qenë një vit mjaftë sfidues”.
“Një pjesë e auditorëve tonë kanë sfiduar shumë nga shëndeti i tyre dhe nga njëherë edhe ne kur kemi marrë masa anti-Covid ata kanë reaguar kanë punuar nga shtëpia dhe kjo na ka mundësuar që ne sot me sukses të konstatojmë se kemi përmbyllur raportet e auditimit”.
Ai ka bërë të ditur se janë duke bërë planin për kryerjen e auditimit për vitin 2020.