Zyrës Kombëtare të Auditimit i shtohen tri ministri të reja

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 12:17 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Auditori gjeneral, Besnik Osmani, prezantoi planin e punës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për sezonën 2018-2019, i cili u shqyrtua nga Komisioni parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Osmani bëri të ditur se janë 3 ministri të reja që i shtohen zyrës së Auditimit, raporton Ekonomia Online.

“Janë 3 ministri të reja që i shtohen zyrës së Auditimit. Kemi rritë numrin e auditimit të performancës. Ne kemi pasë disa propozime nga ky komision për me u auditu. Ky është një plan i zbatueshëm dhe ne do të jemi në një pozitë të ofrojmë raporte cilësore”.

Kryetari i komisionit, Driton Selmanaj, tha se është kërkuar auditim për subvencionet në bujqësi dhe kontratën për privatizimin e KEDS-it, raporton EO.

“Ne kemi shtuar edhe dy kërkesa, çështjen e subvencioneve në bujqësi dhe privatizimit të KEDS-it. Ne kemi pasë në diskutim me auditorin dhe për çështjen e kontratës së KEDS-it, jemi marrë vesh që të mos fillojë procesi i auditivit, sepse prokuroria ka filluar proces hetimor, ne jemi ndalë përkohësisht. Çështja tjetër ka të bëjë me subvencionet në bujqësi dhe nuk e dimë ende se në cilën fazë janë”.

Të ngjashme