Punësime paushall në Lipjan

Lipjan | 02 Qer 2018 | 12:58 | Nga

Shkelje të ligjit në procedurat tenderuese, në punësime e në disa fusha tjera ka gjetur Auditori gjeneral për Komunën e Lipjanit për vitin 2017, në auditivin që i ka bërë kësaj komune.

Edhe në Komunën e Lipjanit, Auditori ka gjetur se ekziston një numër i madh i prokurimeve të realizuara përmes procedurave me vlerë minimale për t’iu shmangur aplikimit të procedurave të hapura. Komuna gjatë vitit 2017 ka lidhur 85 kontrata me vlerë minimale në vlerë totale 55,308 euro. Fakti që 85 kontrata ishin me vlerë minimale, sipas Auditorit flet për një vlerësim të dobët të nevojave nga njësitë kërkuese për prokurimin e furnizimeve me mallra dhe shërbime, shkruan lajmi.net.

Të procedura e prokurimit “Furnizimi me dru për ngrohje për shkollat, QKMF-në dhe shtëpinë e kulturës me pelet” në vlerë 123,821 euro njoftimi për nënshkrimin e kontratës është publikuar me datën 03.10.2017, ose 30 ditë pas nënshkrimit të kontratës (04.09.2017). Pra, është gjetur se komuna nuk kishte vepruar sipas Udhëzimit Operativ të Prokurimit Publik, (neni 22, pika G), që përcakton aftin dy ditor për bërjen publike të këtij njoftimit (pas nënshkrimit të kontratës).

Po ashtu, në dy raste deklarata e nevoja dhe përcaktimi i disponueshmërisë së fondeve, për prokurimet “Furnizime me ushqime për QEAP – Çerdhja Lipjan” dhe “Ditëve të shkollave” në vlerë 82,473 euro, janë nënshkruar nga zyrtaret përgjegjës 10 ditë pas raportit të vlerësimit të tenderit. Sipas Udhëzuesin Operativ të Prokurimit (neni 8), nënshkrimi i deklaratës kërkohet të behet para inicimit të aktivitetit të prokurimit, me të cilën Zyrtari Kryesor Administrativ, formalisht autorizon inicimin e aktivitetit të prokurimit.

Sipas Auditorit, ekziston rreziku që numri i lartë i kontratave me vlerë minimale rrit rrezikun që të dëmtohet konkurrenca e tregut dhe komuna të kontraktoj mallra, shërbime dhe punë me çmime më të larta sesa mund të ofrojë konkurrenca e hapur, nerva mos respektimi i kërkesave ligjore mund të rezultojë në vlerë të dobët për para dhe pagesa të parregullta.

Është gjetur dobësi në prokurim dhe menaxhim të kontratave.

Në katër raste departamenti i prokurimit ka aprovuar kërkesat e menaxherëve të kontratës për zgjatje të afatit të punimeve. Po ashtu në katër raste tjera ka aprovuar ndryshime edhe në paramasë. Këto ndryshime, sipas Auditorit nuk janë kryer në përputhje me Udhëzuesin Operativ të Prokurimit sipas neni 61.23, ku kërkohet që vetëm Zyrtari Kryesor Administrativ, paraprakisht të aprovoj këto ndryshime. Po ashtu, në dy raste komuna ka shpall fitues kompaninë që nuk ka përmbushur kriteret e caktuara në dosjen e tenderit (kërkesat për kapacitetet teknike dhe profesionale).

“Ndërsa, te projekti “Ndërtimi i shkollës fillore, Neze Bujani – Bujan, paralele e ndarë Bregu i Zi” është kërkuar një inxhinier i arkitekturës, ndërsa Operatori ekonomik fitues ka sjellë diplomën bachelor i arkitekturës. Gjithashtu edhe tek prokurimi për “Ndërtimi i Zonës Ekonomike -Parku Industrial, në Qylagë – faza II” ishte kërkuar inxhinier i ndërtimtarisë ndërsa nga operatori fitues është sjell vetëm diploma për përgatitjen bachelor i ndërtimtarisë. Komuna nuk kishte vendosur kontrolle adekuate për formimin e komisioneve vlerësuese profesionale”.

Dobësi në procesin e rekrutimit

Komuna e Lipjanit gjatë vitit 2017 nuk ka respektuar kërkesat ligjore të përcaktuara për menaxhimin e procedurave të rekrutimit, përfshirë edhe formularët standard të tyre. Anashkalimi i procedurave të rregullta të rekrutimit në shumicën e rasteve është si pasojë e neglizhencës së zyrtareve. Dobësisë e identifikuara nga Auditori janë si në vijim:

Në dy raste të rekrutimit për stafin civil për pozitat “Zyrtar për kadastër” dhe “Zyrtar prokurimi”, komuna nuk ka ofruar dëshmi lidhur me ftesën apo njoftimin e kandidateve për testim me shkrim apo interviste. Gjithashtu, tek këto raste mungonte edhe shkresa e menaxherit të personelit mbi rezultatin e testimit, për kandidatët e suksesshëm që i propozon Zyrtarit Kryesor Administrativ;

Në rastin e rekrutimit për “Zyrtar për kadastër” nuk ka dëshmi mbi kërkesën për fillimin e rekrutimit nga udhëheqësi i njësisë. Për më tepër komuna në shpalljen publike, nuk ka specifikuar qartë kualifikimin, mirëpo është kërkuar vetëm ”Diplomë Universitare”.

Procedurat e përzgjedhjes së kandidateve në dy raste për pozitat “Doktor në Ambulanten Sllovi” dhe “Teknik i farmacisë në QMF Lipjan”, testi me shkrim përmbante vetëm pesë pyetje dhe për me tepër mungonin dëshmitë me shkrim për komunikim me aplikuesit. Gjithashtu nuk është respektuar afati kohor i ankesave prej 15 ditëve (kontratat ishin nënshkruar pas një jave nga raporti final i rekomandimit të komisionit rekrutues).

Për rekrutimin e tre mësimdhënësve, komuna nuk ka zhvilluar testimin me shkrim, si dhe komisioni është përberë vetëm prej tre anëtareve, kërkohet që komisioni të përbehet nga pesë anëtar. Për me tepër, te rekrutimi “Mësimdhënës të edukatës fizike në SHML Gjimnazi Ulpiana”, nuk është respektuar afati i ankesave prej 15 ditëve, ndërsa te rekrutimi “Arsimtar i Historisë – SHFMU Kadri Beba konkursi ka mbet i hapur vetëm për shtatë ditë.

Në një rast, mungon opinioni i departamentit të buxhetit të MF-së për pozitën “Mësimdhënës i Edukatës Fizike në SHML Gjimnazi Ulpiana” e cila siguron se pozita është e planifikuar dhe është e aprovuar. Me Në një rast, mungon opinioni i departamentit të buxhetit të MF-së për pozitën “Mësimdhënës i Edukatës Fizike në SHML Gjimnazi Ulpiana” e cila siguron se pozita është e planifikuar dhe është e aprovuar.

Me Në konkursin e shpallur me 02.11.2017 për pozitat, SHFMU “Ernest Koliqi” – Arsimtar i gjuhës angleze, si dhe SHML “Gjimnazi Ulpiana” -Profesor i gjuhës gjermane, Drejtoria Komunale e Arsimit ka themeluar komisionin për interviste të kandidateve me 25 ditë me vonesë, në kundërshtim me nenin 7 të UA 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në sektorin Publik. Për me tepër kjo drejtori me rastin e themelimit të këtij komisioni është thirrur në Udhëzimin Administrativ që është shfuqizuar kohë më parë.

Parregullsi në kalkulimin e të hyrave

Auditori vlerëson se, në tri raste komuna nuk ka bërë vlerësimin tatimor të pronës sipas zonave tatimore të përcaktuara në rregullore. Rruga “Haradin Bajrami” sipas rregullores është e përcaktuar si zonë e parë ku baza e vlerësimit të pronës për m2 është 400 euro për banim dhe 600 euro për komerciale-dyqan. Komuna i ka vlerësuar 300 euro për banim dhe 400 euro për komerciale-dyqan, duke nënvlerësuar të hyrat mbi 40% në raport me tarifat e përcaktuara më rregullore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme