Punëtorët e Telekomit në grevë të përgjithshme, paralajmërojnë padi ndaj Z-Mobile

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 10:54 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë hyrë në grevë të përgjithshme me qëllim të parandalimit të lidhjes së kontratës së re me Z-Mobile, teksa ata paralajmërojnë edhe padi ndaj kësaj kompanie, raporton Ekonomia Online.

Lamih Balaj, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, tha se  në asnjë mënyrë me asnjë çmim nuk do të pranohet vazhdimi i një kontrate të re me Z-Mobile.

 “Punëtorët janë të vendosur bashkërisht jeni të vendosur që gjithçka me përfunduar mirë, na besojmë që kjo është dita e fundit që Z-Mobile ka me ekzistuar në Telekomin e Kosovës dhe për neve sonte përfundon gjithçka në orën 00:00, në asnjë mënyrë me asnjë çmim nuk do të pranohet vazhdimi i një kontrate të re po ju them se këto janë orët e fundit që Z-Mobile është duke dhënë shpirt në Telekomin e Kosovës”.

“Ne jemi këtu 24 orë krejt ato vendime prej menaxhmenti edhe bordit me vendimet që do t’i ndërmarrin po e them publikisht nëse dalin me një vendim të protokolum të nënshkruam që nuk ka vazhdim të kontratës ne jemi të gatshëm me përfunduar grevën nëse ata nuk dalim me një vendim atëherë është këshilli i grevave për hapat që do t’i ndërmarrim, por na asnjë mënyrë nuk do të ndërpresim grevën”.

Kontrata ndërmjet Z-Mobile dhe Telekomit të Kosovë ka validitet vetëm edhe sot ndërsa ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar për shkëputjen e kësaj kontrate, përveç një deklarimi publik që udhëheqësit e Telekomit e bënë ditë më parë.

Të hënën Bordi i Drejtorëve të Telekomit ka mbajtur një mbledhje, por nuk ka treguar akoma nëse do të vazhdohet kontrata pas 30 korrikut.

Të ngjashme