Punëtorët emigrantë spërkaten me dezinfektues në Indi

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Në shtetin indian të Uttar Pradesh kanë shpërthyer polemika pasi që disa emigrantë  derisa po ktheheshin në shtëpi janë spërkatur me dezinfektues.

Pamjet shfaqin tre njerëz me veshje mbrojtëse speciale shihen duke spërkatur lëngë mbi grupin e punëtorëve derisa ata rrinin ulur, shkruan CNN.

Ashok Gautam, oficer i lartë për operacionet rreth COVID-19, ka thënë se mbi 5 mijë veta janë spërkatur me të arritur para se ata të shpërndaheshin.

“E kemi spërkatur ata si pjesë e një aksioni dezinfektues, pasi që nuk duam që ata ta bartin virusin që mund të jetë edhe në rrobat e tyre. Tani kufijtë janë të mbyllure dhe diçka e ngjashme nuk do të ndodhë më”.

Të ngjashme