Punëtorët e sigurimit fizik në KEK-ut më 13 nëntor hyjnë në grevë në tenda – kërkojnë të kthehen “në shtëpinë e tyre”

Prishtinë | 30 Tet 2023 | 10:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e sigurimit fizik në KEK kanë protestuar të hënën para zyrave qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), me kërkesë që të kthehen në kuadër të kësaj ndërmarrjeje, raporton Ekonomia Online.

Protestuesit thonë se ishin “huazuar” për tri vjet dhe se që nga viti 2007 kanë bërë mëse 200 protesta. Ata rikujtuan se kërkesat e tyre ishin përkrahur nga Vetëvendosje, para se të vinte në pushtet.

Kryetari i Sindikatës së këtyre punëtorëve, Nexhat Murati, tha se do të hyjnë në grevë nga data 13 nëntor dhe atë do të vendosen me tenda para kompanisë. Sipas tij, kërkesat e tyre janë legjitime dhe se nuk po kërkojnë lëmoshë, por vetëm drejtësi.

“Ne i kërkojmë KEK-ut një takim urgjent për me na dhënë një mundësi mos me hy në grevë me 13 të këtij muaji. Janë mbi 200 protesta që i kemi bërë për këtë çështje. Na nuk po kërkojmë lëmoshë, po kërkojmë drejtësi. Drejtësia është në anën tonë dhe nuk do të ndalim”.

“Na e njoftojmë edhe njëherë KEK-un mos të bëje ato gabime me njerëz të cilët nuk e kanë as edhe 1 javë ditë me dalë në pension e me bë hajgare me këta punëtorë, sepse nuk kemi rrugëdalje tjetër pos grevës. Këtë grevë do të mbajmë pikërisht këtu me një tendë më 13 nëntor. Lejen e kemi marrë nga Komuna dhe në bashkëpunim me Policinë. Ju bëjmë thirrje që të marrin masa sa më të shpejta se nuk kemi më ku me shku. Këtë herë janë duke na mbështetur për muri”.

“Na nuk kemi ardhur për çështje politike ku edhe qeveria na ka premtuar po ashtu edhe qeveritë e kaluara kanë thënë që kjo pune duhet të kryhet se janë tu dhënë në mënyrë të paligjshme këta tenderë, por nuk mundemi me kryer sepse kemi njerëz aty që i kanë bërë këto gjëra. Në Gjykata njëherë na dhënë një rast pozitiv mandej një rast negativ që nuk kemi besim hiq ndaj tyre dhe me të vërtet jemi në hall shumë të madh  dhe nuk dimë ka me ja mbajte. Kompanitë private nuk na interesojnë fare huq na interesojnë tonat që i kemi  pa shkëputura me KEK-un. I kërkojmë sa ma shpejtë me na kontaktuar se ikin nga takimet se e ndjejnë veten fajtorë ikin nga takimet me neve sepse e ndjen veten të pasigurt nuk dinë çfarë me na thënë”.

“Na pret  vetëm greva tjetër mënyrë nuk kemi. Mënyrë ligjore edhe atë do të mbajmë  do të mundohemi të jemi të qetë. Unë kamë frikë me thirr edhe njëherë një protestë kamë frikë prej njerëzve  që kanë thënë se do të hyjmë brenda KEK-ut. Sepse jemi hyrë njëherë e kemi bërë një zhurmë shume të madhe kemi pasur edhe probleme gjyqësore. Kjo është një protestë solide”.

“100 herë i bëje thirrje KEK-ut dhe Qeverisë të na pranojë në bisedime  dhe të bën zgjidhje për neve e mos të manipulon me punën e vet  të ligjshme që e ka të cilën është duke e bërë të paligjshme. Kështu që nuk dimë çka të diskutojmë më tepër i bëjmë thirrje të merren me këtë problem  sepse do të ketë pasoja edhe me të rënda”.

Kryetari i Sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, tha se kërkesa e tyre e kamotshme është që të kthehen në “shtëpinë e tyre”, të jenë sërish në kuadër të KEK-ut. Ai bëri thirrje që të mos tenderohet ky departament.

“ky departament është huazuar në vitin 2004 për tre vite  2+1 vite. Në vitin 2007 është dashur të kthehet në KEK, por jashtëligjshëm është tenderuar atëherë dhe kemi pasur mbështetjen e këtij subjekti politik, i cili sot është në krye të Qeverisë”.

“Është bërë një tender i jashtëligjshëm mirëpo dua të i tregoi kësaj Qeverie se  edhe sot është i jashtëligjshëm dhe vazhdon  të tenderohet ky departament i jashtëligjshëm ne e shohim këta punëtorë kanë  paga shumë të ulëta dhe sigurimi i KEK-ut nuk mundë të jetë sigurim  i mirë ashtu siç mund të jetë brenda Kompanisë së KEK-ut. Është në interes të përbashkët edhe të Korporatës energjetike të Kosovës po edhe të këtyre punëtorëve pse jo edhe të Qeverisë sepse KEK-u është shërbim jetik dhe shumë i rëndësishëm për vendin dhe shumë ma mire kishte me qenë një siguri e vetja se një kompani private”.

“Këta punëtorë nuk janë të interesuar me ndërruar uniformat po janë të interesuar mu rikthye  në shtëpinë e vet në KEK dhe i bëj thirrje menaxhmentit të KEK-ut  të vetëdijesohen në këtë aspekt”.

Kjo nuk është hera e parë që kjo Sindikatë po proteston me të njëjtat kërkesa.

Të ngjashme