Punëtorët teknikë pas takimit me rektorin: Prokuroria të hetojë korrupsionin në UP

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 11:52 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët teknikë të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nisur protestën para Rektoratit të UP-së, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit me rektorin, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat, tha se nuk pajtohen me kategorizimin e pagës që iu ka ofruar UP-ja.

“Pavarësisht sa jemi marrë vesh me rektoratin. Ne jemi ul, kemi bisedua dhe kemi diskutuar shumë çështje për të cilat ne definitivsht nuk jemi pajtuar, sepse rektorati ka ofruar tri kategorizime të punëtorëve pagën 280 euro bruto, 320 euro dhe 350 euro për të cilën ne kemi thanë të bisedojmë për pagën minimale 350 euro e tutje”.

“Kemi qenë të obliguat të tregojmë që stazhin e punës kush do ta paguaj. Ata thonë që duhet kompania, por ne kemi kërkuar nga ata qe ta njoftojnë kompaninë që mos të nënshkruaj kontratë nëse nuk e merr obligim stazhin e punës”, tha ai.

Azemi bëri të ditur se këta punëtorë kanë bartur në shpinë edhe mungese e 40 punëtorëve te tjerë, prandja edhe ka kërkuar që Prokuroria të hetojë korrupsionin në UP, raporton EO.

“Kemi zbuluar diçka që është tepër ironike këta punëtorë kanë punuar edhe për 40 punëtorë të tjerë. Përderisa këta kanë punuar mungesën e 40 punëtorëve e kanë bartur në shpinë. Të thërrasim prokurorin e shtetit të nis për korrupsionin që gjendet këtu”.

“Do të mbajmë takim me punëtorët se jam i sigurt qe këta punëtorë, pozicionet që na dhanë lidhur me rritjen e pagave, 350 euro, 320 euro dhe 280 euro nuk i pranojmë”, tha ai.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/protestojne-punetoret-teknike-te-fakulteteve-te-up-se-kerkojne-te-mos-diskriminohen-me-paga/

Të ngjashme