Punëtori i “Hotel Dukagjini” në Gjakovë dërgohet në spital në gjendje të rëndë, humb jetën

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Hotel Dukagjini në Gjakovë, ku një punëtor u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për pasojë ka humbur jetën pasi është dërguar në spital. Për rastin tashmë është vënë në dijeni edhe Policia, me ç’rast kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, punëtori fillimisht nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore teksa ishte në ambientet e hotelit, ku më pas kanë intervenuar kolegët e tij për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Për shkak se gjendja e tij ishte e rëndë, është njoftuar menjëherë ambulanca, por fatkeqësisht viktima nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka humbur jetën.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa janë marrë deklaratat edhe të disa dëshmitarëve.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga hoteli, teksa Policia akoma nuk ka kthyer përgjigje.

Të ngjashme