Punëtori i sigurimit të një marketi në fshatin Ratkoc të Rahovecit është arrestuar mbrëmë nga Policia. Ai dyshohet se ka kërcënuar me armë një person.
E gjithë ngjarja dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje që dy palët kishin mes vete lidhur me bllokimin e rrugës.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin dhe nga i njëjti është konfiskuar një armë me një karikatorë më 4 fishekë.
Pasi i dyshuari u dërgua në stacion policor, u intervistua dhe me vendim të prokurorit kujdestar u dërgua në mbajtje.