Një punëtore në ndërmarrjen publike “Stacioni i Autobusëve” në kryeqytet ka “ndihmuar” kolegët e saj që nuk kanë qenë fare në punë duke u përdorur kartelën e punës për hyrje e dalje në ndërmarrje.
Fatlinda Kongjeli nuk ka dashur t’i përgjigjet Klan Kosovës për këto keqpërdorime.
Ndërsa bordi i drejtorëve i kësaj ndërmarrjeje publike komunale vitin e kaluar në tri ditë udhëtim zyrtar në Shqipëri, vetëm për ushqim kanë shpenzuar nga 811 deri në 926 euro secili, nga 4 anëtarët e bordit të drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike, vetëm njëri është përgjigjur, Naim Neziri i cili nuk ka dashur të deklarohet për këtë çështje.
Të gjitha këto shpenzime në udhëtime kanë ndodhur me dijeninë e dy anëtarëve të komisionit të aksionarëve, Shaip Shabani dhe Shefki Gashi, ndërkaq anëtari i tretë i këtij komisioni, Dardan Sejdiu është shprehur se nuk është fare në dijeni për këto shpenzime, pasi deri në Gusht të këtij viti, nuk e ka ushtruar postin e anëtarit të këtij komisioni.
E ish -kryeshefi ekzekutiv i “Stacionit të Autobusëve”, Ylber Citaku tha se të gjitha këto keqpërdorime tashmë janë ndërprerë nga vetë ai.