Pushteti i Dejona Mihalit në Kosovë: Me procedurë njëmujore u bë kosovare

Prishtinë | 16 Kor 2023 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vitin e kaluar ia kishte bërë edhe një favor kryeministrit Albin Kurtit, duke ia bërë atij “kosovare” një prej bashkëpunëtoreve më të afërta.

Dejona Mihali, e cila njihet si “nëntoka” e Lëvizjes Vetëvendosje, tani rezulton të jetë bërë një prej figurave më të fuqishme të këtij pushteti në prapaskenë, e cila merret edhe me lista punësimesh, lista largimesh nga puna dhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në të kaluarën, Dejona Mihali kishte pasur ngapak probleme me hyrjen në Kosovë, por me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, asaj ia ka zgjidhur këtë problem me procedurë të shpejtë vetë presidentja Vjosa Osmani.

Demokracia.com kishte siguruar ekskluzivisht kërkesën e Mihalit për shtetësi dhe dekretin e presidentes Osmani, ku me procedurë të përshpejtuar e kishte bërë atë kosovare.

Të ngjashme