Putini i zemëruar, e dashura e tij serish shtatzënë

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Putin, i cili mbush 70 vjeç në tetor, thuhet se tashmë ka të paktën dy djem me ish-gjimnasten ritmike olimpike Alina Kabayeva, 38 vjeç.

Raportohet nga Moska se Vladimir Putin është shokuar kur ka zbuluar se e dashura e tij është përsëri shtatzënë, shkruan The Sun, transmeton Demokracia.com.

Por, ai nuk ka planifikuar fëmijë të tjerë dhe thuhet se ka mbetur “i shokuar dhe në depresion” më ta ndëgjuar lajmin.

Burimet kanë pretenduar se presidenti ishte i revoltuar kur u publikuan lajmet teksa ai po përgatitej ta shfaqte makinën e tij të luftës në paradën për “Ditën e Fitores” në Sheshin e Kuq sot.

Putini i divorcuar që thuhet se vuan nga kanceri dhe sëmundja e Parkinsonit nuk dëshiron që asgjë t’ia prishë shfaqjen publike të raketave të tij.

Kanali rus i lajmeve, General SVR Telegram, shpalosi pretendimin se Alina, e cilësuar si gruaja më fleksibile ruse, është shtatzënë.

Putin kurrë nuk e ka pranuar lidhjen me Kabaevan që më herët thuhej se po fshihej në Zvicër.

Të ngjashme