Pyetje për Enver Hasanin: Cila Kushtetutë lejon “instrumentin e bllokimit”?

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 21:20 | Nga Bekim Salihu

Unë nuk kam kompetencë profesionale të interpretojë Kushtetutën e Kosovës, por do të doja ta pyes Enver Hasanin, se cila Kushtetutë në çfarëdo vendi të botës, lejon, promovon ose e mundëson “instrumentin e bllokimit”.

Hasani po thotë se nëse VV tani nuk e dergon emrin të Presidenti, VV mund të përfundojë mandatin në qeveri.

Tani VV-së, kjo i përshtatet, por në rrethana tjera ky “standard” mund të bëhet shkaktari kryesor i jo stabilitetit institucional, dhe që i hap rrugë sundimit njëpartiak në vend.

Me fjalë të tjera, nësë kjo qenka mundësi, atëherë secila parti e dal e para në zgjedhje e lidh një koalicion formal paszgjedhor, merr mandatin në Kuvend, dhe menjëherë ajo parti e prish koalicionin me partin e dytë, nuk e dergon emrin të Presidenti, dhe vazhdon mandatin pa pengesa, akoma me e lehtë kjo (në një të ardhme) kur partia në qeveri ka edhe Presidentin pas vetës.

E nësë është kështu atëherë a është ky apsurditet kushtetues ose apsurditet i një “mendimtari” kushtetues.

Të ngjashme