Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për rezultatin e zgjedhjeve në Prizren.
Sipas vendimit që e ka siguruar Gazeta Blic, thuhet se ankesa e parashtruar nga ana e subjektit politik të drejtuar nga Albin Kurti, është e pabazuar.
Në vazhdim e gjeni vendimin e plotë të PZAP-së.
Vetëvendosje, kishte parashtruar ankesë për rezultatin e zgjedhjeve në Prizren, pas humbjes në balotazh.
Ndryshe, Shaqir Totaj i PDk-së ka fituar me 1 mijë vota epërsi, përballë kandidatit të Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka.