Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj përmes një postimi në facebook ka reaguar lidhur ne keqqeverisjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sa i përket programit legjistlativ të vitit 2021.
“Nga 13 projektligjet e planifikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme për vitin 2021 vetëm 2 projektligje janë miratuar nga Qeveria, që i bie se vetëm 15% e programit legjislativ është zbatuar. Kjo është përqindja më e ulët ndonjëherë për MPB, e cila në të kaluarën shquhej për hartim të legjislacionit dhe politikave”.
Qalaj i ka bërë thirrje ministrit Svecla që të procedoj sa më parë në Qeveri miratimin e projektligjit për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve policor që të hapet rrugë për rekrutimin e gjeneratave të reja por edhe trajtimin meritor të zyrtarëve policor që pritet të pensionohen para kohës.
“Si anëtar i Komisionit për Cështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të kërkoj përgjegjësi dhe llogaridhënie nga ministrit Svecla për këto dështime por edhe dështime tjera për të cilat do të reagoj në ditët ne vjim”.