Klubi i Real Madridit u përfshi nga një alarm i kuq kur ylli portugez Cristiano Ronaldo shprehu dëshirën për të ikur nga Spanja pasi i dolën probleme me autoritetet lokale prej taksave.
Por, gjithçka duket se do t’i kthehet normalitit tashmë, kur krerët e klubit janë takuar me Ronaldon dhe ka një frymë të përbashkët për të mundësuar qendrimin e tij.
Tashmë, Real dhe Ronaldo duket se do të punojnë për pastrimin e emrit të tij nga problemet me autoritetet lokale sa i përket mos pagimit të taksave.