Qasja e Kim Jong-un ndaj Covid-19 mund të çojë në uri masive në Korenë e Veriut

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka deklaruar publikisht se vendi po përballet me mungesë ushqimi. Ai fajësoi pandeminë dhe tajfunin e fundit për këtë.

Në fakt trajtimi i situatës me pandeminë COVID-19 nga Kim e ka bërë Korenë e Veriut edhe më të izoluar, duke çuar në mungesa të ushqimit që ka të ngjarë të kushtojë me miliona njerëz. Pamja e tij e dobësuar mund të tregojë gjithashtu mungesën e qasjes së vetë Kimit në ushqimi, raporton Theconversation.com, transmeton Klankosova.tv.

Besohet se mbyllja e kufirit për shkak të përhapjes së koronavirusit ka ndikuar në ekonominë e Koresë së Veriut edhe më shumë sesa sanksionet, duke rezultuar në një rënie më shumë se 50 për qind të tregtisë me Kinën, prej të cilës është e varur, krahasuar me 2018.

Koreja e Veriut mori një sasi masive të ndihmës ushqimore nga komuniteti ndërkombëtar, por së fundmi pavarësisht thirrjeve nga bashkësia ndërkombëtare për të siguruar ndihmë humanitare në Korenë e Veriut, regjimi i Kim nuk i ka lejuar ato të hyjnë në vend.

Duket se ekzistojnë dy arsye kryesore pse Koreja e Veriut heziton të rihapë kufijtë ndërsa njerëzit vuajnë nga mungesa serioze e ushqimit në të gjithë vendin.

Të ngjashme